Zekja: Shkollat profesionale duhet të ndryshojnë kurrikulat dhe të afrohen me bizneset

Zekja: Shkollat profesionale duhet të ndryshojnë kurrikulat dhe të afrohen me bizneset

Florian Zekja nga Shoqata Pro Export tha në studion e emisionit “MCN Economy” se shkollat profesionale fillimisht duhet të përmirësojnë kurrikulat e tyre në mënyrë që të përshtaten me zhvillimet e reja dhe së dyti duhet të krijohet një raport edhe me bizneset në mënyrë që nxënësit, por edhe mësuesit të kenë mundësinë të bëjnë praktikat e tyre profesionale.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

 

Ka biznese, marr shembullin e Durrësit që shkollat profesionale i ka shumë të avancuara. Kam parë që bizneset i prenotojnë dhe i marrin për të bërë praktikat gjatë verës që në vit të parë dhe të dytë. I ofrojnë edhe shkollës mundësinë që të shkojnë të mësojnë si nxënësit edhe mësuesit sepse biznesi avancon më parë. Kam parë luftë mes bizneseve për të prenotuar nxënësit. Një gjë e tillë duhet të ndodhë në të gjitha profesione.

Unë p.sh. në sektorin e manifakturës. Duhet të jem i lidhur me shkollën profesionale të tekstileve dhe duhet në radhë të parë të përmirësoj kurrikulat që të orientohem me tregun që të mos nxjerr inxhinierë tekstile që kanë atë metodologji të para 30 vite se gjërat kanë ndryshuar. Një pjesë e madhe operon me ato dispensa që kanë qenë. Në radhë të parë duhen përmirësuar kurrikulat dhe duhen afruar pranë biznesin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy