Partia Socialiste ka mbledhur sot kryesinë e Grupit Parlamentar në mjediset e Kryesisë së Kuvendit.
Në fokus të mbledhjes ishte diskutimi mbi ndryshimet Kushtetuese si dhe procesi i Vetting-ut në mesin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili ka thirrur mbledhjen, në fjalimin e tij u shpreh se vetting-u duhet të kryhet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) si shkallë e parë dhe Komisioni i Posaçëm i Apelimit si shkallë e dytë. Balla kërkoi që të fillojë puna për ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e procesit të Vetingut.
Për të miratuar këto ndryshime do të duhen 94 vota, të cilat PS-ja nuk i ka, dhe për të cilat duhen edhe votat e demokratëve.



