Rindërtimi në Durrës, Aga: Skemë si t’i marrin truallin banorëve, të qëndrojnë bashkë dhe të shohin me kujdes se çfarë firmosin

Rindërtimi në Durrës, Aga: Skemë si t’i marrin truallin banorëve, të qëndrojnë bashkë dhe të shohin me kujdes se çfarë firmosin

Avokati Erald Aga përmes një lidhje direkte me emisionin “Fol” i cili ka sjellë shqetësimet e disa banorëve në Durrës të cilët kërkojnë t’i shembet pallati dhe të rindërtohet në mënyrë që të marrin banesat e tyre tha se e gjithë kjo situatë vjen për shkak të vonesës së institucioneve.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Aga tha se nëse IMT nuk ia shemb pallatin, banorët mund të bëhen bashkë dhe ta shembin vetë.

Sipas avokatit, problemi qëndron tek marrja e truallit dhe se banorët nuk duhet të firmosin kontratat për të marrë një banesë diku tjetër, pasi nuk do mund të kthehen më aty si dhe nuk do kenë mundësi ta blejnë apo shesin pronën.

Ajo që konstatova është që banorët kërkojnë të shembet pallati, të rindërtohet dhe banorët të risistemohen. Shkaku që nuk ka ndodhur është jashtë kornizave ligjore se duhet të ishte vepruar në kohë për shembjen. Ka të bëjë me vonesën e institucioneve që kërkojnë të arrijnë marrëveshje individuale me banorët që t’i çojnë diku tjetër dhe të humbin të drejtën e pronës në truall. Shteti do t'i sistemojë ata diku tjetër, nuk është gjë e re. Banorët përveç se ti bëjmë kërkesë IMT Durrës ta shembë, por të gjejnë vetë mjetet për të shembur. Por është një skemë si t’i marrin truallin banorëve dhe kur të rindërtohet të mos e marrin më banesën aty, por diku tjetër.

Janë të gjithë bashkëpronarë dhe ashtu merret dhe vendimmarrja. Nuk është problem tek shembja, shteti ka prishur e pallate me DSI e DS2. Problemi qëndron tek marrja e truallit.

Banorët kanë vetëm një rrugë, të jenë bashkë dhe të mos firmosin kontratat për të marrë apartament dik, tjetër nëse duan që pallati të shembet dhe rindërtohet. Me rindërtimin e një pallati të ri në atë truall i lind e drejta për të marrë dhe çdo kat shtesë që ndërtohet mbi ambient. Banorët do marrin në mënyrë të barabartë, ata s’duhet të firmosin kontrata,. Është bërë zakon. Shteti në mënyrë joligjore kërkon të lidhë kontrata për të shkëmbyer pronën, truallin ku janë vendosur, për t’i çuar. Nëse firmosin janë të humbur dhe ta harrojnë që do rikthehen në pallatin që do rindërtohet.

Shteti filloi reformën e rindërtimit, e krahasoj me reformën agrare dhe bëri një paketë ligjesh. VKM që ndalon tjetërsimin e banesave u miratua në janar të 2020 me ca ndryshime të 2021. I ndalon banorëve që marrin një banesë të re ta tjetërsojnë, ta japin me qira. Shteti nga një anë i merr truallin , nuk i lë të futen në pallatin që po ndërtohet, i jep një banesë tjetër që nuk ka vlerën e atij që rindërtohet dhe në momentin që ia jep nuk i lë ta bëjnë me transaksion. Nëse nuk është e parashikuar ku do kalojë banesa e re, duhet të parashikojë në kontratë që do hyjë në transaksion për banesën e re, ndryshe qytetari nuk ka pronë.

Duke iu përgjigjur shqetësimeve të një prej banoreve tha se mosveprimi në kohë jep një indikacion se grantet mund të jenë shpërdoruar.

Mosveprimi në kohë ka të bëjë me shpërdorimin e fondeve publike. Kuptoj që nuk është ndërtuar, se mbase grantet janë shpërdoruar. Grantet mbase nuk ekzistojnë. Banorët duhet të kallëzojnë, apo të fillojnë me shkresa për të pyetur kur fillon rindërtimi dhe a janë grantet. T’i drejtohen Gjykatës dhe t’i kërkojnë Gjykatë që institucionet të respektojnë vendimet. Është mirë të jenë grup se luftën e kanë bashkë. Ti kërkojnë Gjykatës që Bashkia, IKMT të veprojë sipas akteve që shteti ka miratuar. Duhet t’i regjistrohet Gjykatës Administrative.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy