Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, parashikimi për sot

Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, parashikimi për sot

Ditën e mërkurë, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

 

Sipas parashikimit, përgjatë zonave malore në veri dhe lindje do të ketë vranësira të pakta deri mesatare, të cilat do të jenë kalimtare. 

 

Në këto zona priten edhe reshje të dobëta shiu në formë pikash, ndërsa në Alpe dhe në relievet e larta të verilindjes mund të shfaqen shtrëngata të izoluara dhe afatshkurtra.

 

Në pjesën tjetër të vendit nuk parashikohen reshje. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim–perëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa deti do të jetë i qetë, me valëzim të forcës 1 deri në 2 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy