SHBA tërhiqet nga Traktati i Qiejve të Hapur

SHBA tërhiqet nga Traktati i Qiejve të Hapur

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të tërhiqen nga Traktati i Qiejve të hapur për shkak të mospërmbushjes së plotë të marrëveshjes nga ana e Rusisë. Objekt i këtij traktati është reduktimi i rrezikut të gabimeve strategjike ushtarake, që mund të çojnë në konflikte ushtarake.

"Rusia nuk ka zbatuar marrëveshjen, kështu që derisa ata ta bëjnë këtë, ne do të tërhiqemi. Mendoj se do të largohemi dhe ata do të kthehen duke kërkuar një marrëveshje të re”.

Ky vendim ka nxitur reagimin e Gjermanisë. Ministri i Jashtëm, Heiko Maas, i bëri thirrje Uashingtonit të rishqyrtojë vendimin, ndërsa Rusisë, që t’i përmbahet asaj që ka firmosur.

"Ne së bashku me partnerët tanë do vazhdojmë të përpiqemi në mënyrë që SHBA të rishqyrtojë vendimin. Franca, Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar i kanë sqaruar vazhdimisht Uashingtonit se vështirësitë në zbatimin e traktatit nga ana e Rusisë ndër  vitet e fundit nuk mund të justifikojnë tërheqjen nga traktati".

Traktati i Qiejve të Hapur, i nënshkruar nga 34 vende, përfshirë Rusinë, synon të rrisë stabilitetin ndërkombëtar, duke u lejuar vendeve nënshkruese të kryejnë fluturime mbikëqyrëse mbi territoret e njëri-tjetrit, si dhe të vëzhgojnë instalimet ushtarake dhe objektet e tjera.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy