5 viktima nga tornado në SHBA, mbi 300 mijë familje pa energji elektrike

5 viktima nga tornado në SHBA, mbi 300 mijë familje pa energji elektrike

Shkatërrim të madh dhe 5 viktima kanë lënë pas tornadot që kanë goditur disa zona në Shtetet e Bashkuara.

Sipas Qendrës së Parashikimit të Stuhive, ka patur raportime të shumta për tornado në Arkansas, Illinois, Iowa, Tenesi dhe Misisipi që nga mbrëmja e së premtes.

Në Ilionois një person humbi jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e një stuhie që shkatërroi çatinë e një teatri.

Rreth 260 persona ishin brenda kur çatia u rrëzua në orën 19:55 sipas kohës lokale, nga të cilët 28 persona u dërguan në spital, 5 prej tyre në gjendje të rëndë, sipas njoftimit të autoriteteve lokale.

Tornadot kaluan edhe në disa shtete të SHBA-ve, përfshirë edhe shtetin e Arkansasit dhe Misurit ku u raportua për katër viktima të tjera.

Misuri ishte ndalesa e presidentit të SHBA-ve, Joe Biden.

“Sot kam miratuar një mbështetje federale që mbulon 100 % të dëmeve.  Qeveria federale do të jetë këtu me intensitet për 30 ditë për të rindërtuar çatitë dhe shtëpitë tuaja, po edhe pas mbarimit të këtij afati do të jemi këtu.

Shtetet e Arkansasit dhe Misurit shpallën gjendje të jashtëzakonshme, ndërkohë mbi 300 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike në shtetet e prekura nga stuhitë që përfshinin zona të mëdha të SHBA-së qendrore,

Illinois ka raportuar më së shumti ndërprerje me më shumë se 100 mijë klientë pa energji elektrike, e ndjekura nga Arkansas me  afro 69 mijë ndërprerje.

Goditja nga moti I keq erdhi një javë pasi tornados vdekjeprurëse që shkatërroi qytetin Rolling Fork, në Mississippi, duke lënë pas 26 viktima dhe 400 shtëpi të rrëzuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy