
Princi William dhe dukesha Kate kanë hapur kanalin e tyre në YouTube. Kjo është lëvizja e rradhës në duelin me distanca të largëta për vëmendje globale me Harry-n dhe gruan e tij Meghan.
Sapo është bërë e ditur se Dukesha Meghan po boton një libër për fëmijë. Ndërkohë sapo doli dhe një lajm i profilit të lartë nga kunati i saj dhe gruaja e tij: Princi William dhe Dukesha Kate po forcojnë praninë e tyre në rrjetet sociale. Çifti filloi një kanal zyrtar në platformën e videove YouTube.
“Tani jemi në YouTube”, njoftoi çifti në Twitter. Të dy anëtarët e familjes mbretërore mund të shihen në takime zyrtare dhe takime me persona të famshëm në një klip të shpejtë 25 sekondësh. Në kanal do të shfaqen videot e ardhshme ekskluzive të çiftit. Pak kohë pas njoftimit, kanali numëroi rreth 40,000 abonentë.
Në klipin e parë Williami e drejton kamerën djet Kate-it dhe thotë: “Ki kujdes se çfarë thua, këta njerëz filmojnë gjithçka”, ndërkohë që dukesha qesh dhe përgjigjet “E di”.
Prej kohësh çifti mbretëror ka llogari në Twitter dhe në Instagram. Krijimi i një llogarie në Youtube konsiderohet si një hap, i cili do të forcojë popullaritetin e tyre. Harry dhe gruaja e tij, dukesha Meghan, hoqën dorë nga llogaritë e tyre në rrjetet sociale pasi u tërhoqën nga mbretëria.
Ata mbeten gjithsesi në syrin e publikut: Çifti ka nënshkruar tashmë një kontratë shumë-vjeçare me platformën Netflix fundin e vitit të kaluar. Ata gjithashtu nënshkruan një kontratë me platformën muzikore Spotify. Në dhjetor, ata publikuan podcastin e tyre të parë me persona të tjerë të famshëm. Në fund të Marsit u njoftua gjithashtu se Princi Harry kishte marrë një punë pranë një kompanie trajnimesh në SHBA.
Marrëdhënia midis dy çifteve konsiderohet e tensionuar. Disa javë më parë, Harry dhe Meghan kryesuan titujt e gazetave ndërkombëtare për intervistën me prezantuesen e famshme amerikane Oprah Winfrey, në të cilën, ndër të tjera, ata ngritën akuza për racizëm ndaj familjes mbretërore.



