Aplikim për kartë ID dhe pasaportë? Ministria e Brendshme jep njoftimin e rëndësishëm

Aplikim për kartë ID dhe pasaportë? Ministria e Brendshme jep njoftimin e rëndësishëm

Ministria e Brendshme ka sqaruar qytetarët në lidhje me aplikimin për kartë identiteti dhe pasaportë. Ajo sqaron se të gjithë ata që janë pajisur me dokument identifikimi para datës 31 dhjetor të vitit 2011 duhet të plotësojnë formularin online në portalin E-Albania.

Ndërsa ata që janë pajisur me dokument pas kësaj date duhet të rezervojnë një takim pranë zyrave aleat.

Aplikim për kartë identiteti dhe pasaportë për shtetasit shqiptarë brenda Republikës së Shqipërisë Për të kryer aplikimin për pajisje/rinovim të Kartës së Identitetit ose rinovim të Pasaportës Biometrike kur pasaporta është lëshuar PAS datës 31 Dhjetor 2011, nevojitet të rezervoni takimin pranë zyrave të ALEAT duke klikuar: https://rezervo.aleat.al/

Për të kryer aplikimin për pajisje të Pasaportës Biometrike për herë të parë ose kur pasaporta juaj aktuale është lëshuar PARA datës 31 Dhjetor 2011, nevojitet të plotësoni online në portalin e-Albania formularin e lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, duke klikuar:  https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…

Pas shqyrtimit të aplikimit, do të njoftoheni brenda 1 dite për aplikim emergjent dhe brenda 7 ditësh për aplikim normal nga Policia e Shtetit, e më pas duhet të vijoni me rezervimin e takimit pranë zyrave të ALEAT.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy