OBSH: Viti i dytë i pandemisë mund të jetë më i vështirë

OBSH: Viti i dytë i pandemisë mund të jetë më i vështirë

Ndryshe nga çfarë është thënë deri më tani viti i dytë i koronavirusit mund të jetë më i vështirë se i pari. Kështu ka deklaruar sot OBSH nëpërmjet përfaqësuesit Mike Ryan.

OBSH ka arritur në këtë përfundim për shkak se koronavirusi po përhapet me shpejtësi, , sidomos në hemisferën veriore, përfshirë qarkullimin e varianteve të reja.

 “Viti i dytë i pandemisë mund të jetë edhe më i vështirë, teksa shohim dinamikën e përhapjes”, ka thënë Mike Ryan nga OBSH, gjatë një organizimi virtual në rrjetet sociale. Në përditësimin e fundit epidemiologjik, OBSH-ja ka thënë se javën e kaluar është raportuar për gjatë pesë milionë raste të reja me koronavirus. “Pas pushimeve, në disa shtete situata do të përkeqësohet përpara se të përmirësohet”, ka thënë Maria Van Kerkhove, po ashtu pjesë e OBSH-së.

Që prej fillimit të pandemisë, sipas Universitetit Johns Hopkins, autoritetet shëndetësore në gjithë botën kanë regjistruar mbi 90 milionë raste. 1.9 milionë prej tyre kanë ndërruar jetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy