Avokati Redon Meksi foli në MCN Live mbi hetimet e nisura nga SPAK për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, lidhur me privatizimin e klubit Partizani. Meksi tha se kemi një dopio standard nga SPAK, që nuk i bllokon pasaportën Ahmetajt, por ia bllokon Berishës. Po ashtu Meksi vë në dukje se në procesin ndaj Berishës janë marrë në pyetje dëshmitarë, që thuhet se janë detyruar të firmosin, gjë që s’ka ndodhur në rastet kur janë arrestuar ish-ministra të PS. Avokati thotë se Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe jo “shpërdorim detyre”, apo “ndikim të paligjshëm”, për shkak se këto akuza janë të parashkruara, ndonëse janë më afër veprës penale që pretendohet të ketë kryer ish-kryeministri.
Vendimin sa e mora, është 200 faqe vendim. Nuk kam parë ndonjëherë masë sigurimi me 200 faqe, pashë që kishte dëshmitarë. Pa parë dosjen nuk mund të flasim a mund të dënohet apo jo. Po akuzohet për korrupsion pasiv, arsyeja është parashkrimi, sepse shpërdorimi detyrës apo ndikimi i paligjshëm që mund të ishte më afër veprës penale, janë të parashkruara si afate. SPAK-u nëse do donte ta kapte për shpërdorim detyre, apo ndikim të paligjshëm, nëse është bërë në 2012-ën siç thuhet, mund të niste çështjen, ta bënte para 2012-ës, ka kaluar 10 vjet, dhe SPAK-u mund ta ketë lejuar vet të kalojë ky afat. Korrupsioni pasiv ka afat parashkrimi 20-vjecar. Që të vërtetosh një korrupsion do gjesh të ardhurat që ka marrë nga ai veprim, të mirat materiale të përfituara, është e vështirë ta vërtetosh. Sidomos kur kemi të bëjmë me një person që është subjekt i deklarimit të pasurisë. Kemi disa dëshmitarë që kanë folur, që jemi detyruar të firmosim. Kjo s’ka ndodhur më parë, te të arrestuarit e Rilindjes, që të thonë na ka detyruar shefi. Ky prapë është ndikim i paligjshëm, që dënohet deri në 4 vjet burg.
Asnjë formë e lirisë nuk mund të cenohet pa autorizim nga gjykata. Ka mënyra interpretimi të ndryshme. Kur thuhet çdo lloj forme lirie, edhe ajo marrja e pasaportës është formë lirie. Opozita duhet t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese me një padi mosmarrëveshjes kompetencash. Kjo të ishte precedentë për gjithë rastet që do vijnë më pas. Kemi një problem tjetër të SPAK-ut, nuk i hyj fare a ka bërë gjë Berisha apo jo, a duhet dënuar apo jo, më vret fakti i dopio standard-it të SPAK-ut. Pse nuk iu bllokua pasaporta Ahmetajt, është një djalë i ri, pa familje, i divorcuar. Berisha është 79 vjeç, edhe sikur t’i thonë do ikësh në burg nesër, nuk do arratiset. Kjo është dopio standard. Ka ndikuar në bërjen e ligjeve thotë. Ligjet i bën Parlamenti, s’i bën kryeministri. Do kishim të pandehur të gjithë Parlamentin!”
Meksi vë në dukje se në rastin më të mirë kemi të bëjmë me dopio standard të SPAK dhe në rastin më të keq me drejtësi të komanduar, nga Rama dhe ambasada amerikane.
Nuk kemi hyrë në stinë të re të drejtësisë, është prapë e ndikuar drejtësia, ose e komanduar. Në rastin më të mirë dopio standard, në rastin më të keq e komanduar nga Rama dhe ambasada amerikane. Aty kemi ish-ministra që kanë firmosur, ish-kryetarin e bashkie, ti ke nxjerrë vetëm këta të tre. Këtu mund të kemi shkelje sa të duash ligjore, siç e dimë që ka edhe sot shkelje ligjore. Ti po merresh me një shkelje të vitit 2008-20012 për një tokë, ndërkohë që sot me ligj ia heq pronarit dhe ia jep mikut. Ky kryeministri ynë i dashur i sotshëm Edi Rama, thotë unë firmos fap fap fap, pse nuk hëngërka pranga ai fap fap fap-i?! Ti i bëre brenda ditës inceneratorët, ja dopio standard-i!



