“Tornado”, pranga rrjetit të kokainës së pastër, mes tyre dhe dy shqiptarë

“Tornado”, pranga rrjetit të kokainës së pastër, mes tyre dhe dy shqiptarë

Policia italiane gjatë një operacioni të koduar “Tornado” ka goditur një grup që merrej me shpërndarjen e drogës në Friuli.

Sipas mediave të vendit fqinj mes personave të arrestuar janë edhe dy shqiptarë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 250 gram kokainë me vlerë 25 mijë euro, 100 gram hashash dhe 100 gram marijuanë.

Nga operacioni, pesë persona kanë përfunduar në pranga, tre prej të cilëve nën arrest shtëpiak.

Në nëntor të vitit të shkuar, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë.

Midis të arrestuarve është edhe një 31-vjeçar shqiptar me profesion mekanik dhe që jeton në Gradisca d’Isonzo, ndërsa shqiptari tjetër është një 34-vjeçar.

Droga e sekuestruar është e cilësisë së pastër në masën e 98%.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy