Ankandi në Japoni/ "Mbreti i tonit" paguan 2.8 milionë euro për një peshk

Ankandi në Japoni/ "Mbreti i tonit" paguan 2.8 milionë euro për një peshk

Pronari i një rrjeti restorantesh sushi pagoi 2.8 milionë euro për një ton gjigand në ankandin prestigjioz të Vitit të Ri në tregun kryesor të peshkut në Tokio.

 

 I vetëshpalluri "Mbreti i Tonit" Kiyoshi Kimura, pagoi çmimin e majmë për peshkun prej 243 kilogramësh të kapur në brigjet verilindore të Japonisë.

 

"Toni i parë i vitit sjell fat të mirë. Mendoja se do të ishim në gjendje të blinim pak më lirë, por çmimi u rrit shumë shpejt", tha Kiyoshi Kimura, presidenti i kompanisë dhe një figurë e njohur në ankandin vjetor të Vitit të Ri.

 

Çmimi prej 510.3 milionë jenësh i arritur në këtë ankand të Vitit të Ri është më i larti që kur filluan të mblidheshin të dhëna të krahasueshme në vitin 1999.

 

Rekordi i mëparshëm ishte 333.6 milionë jenë për një ton blu prej 278 kilogramësh në vitin 2019.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy