
Sipas meteorologëve, vendi parashikohet të dominohet sot nga moti i qëndrueshëm gjatë paradites duke sjellë, kthjellime dhe kalime vranësirash në pothuajse gjithë territorin.
Ndërsa orët vijuese gradualisht do të shtojnë vranësirat në të gjithë vendin, ku mesdita do të sjelli reshje shiu si fillim në Veriperëndim të Shqipërisë dhe gradualisht reshjet do të përfshijnë pothuajse gjithë vendin tonë pas orëve të pasdites.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 19°C.



