
Agron Haxhimali, ekspert i çështjeve vendore deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se furnizimi me ujë për të gjithë qytetarët ka dështuar pasi nuk ka qenë prioritet i i qeverisë qendrore dhe asaj vendoe.
Duke vijuar me logjikën e tij, Haxhimali tha se strategjia për të ndërhyrë në këtë sektor ka lënë shumë për të dëshiruar megjithëse në 2021 qytetarët kanë paguar 125 milionë euro.
Themi kemi trashëguar, kjo gjë nuk bën sens. 30 vjet duhet të kishim pasur mundësi për ta stabilizuar furnizimin me ujë, në kontaktin që në çdo fshat ka përrenj e lumenj të pastër. Pse ka çaluar? Për mu prioriteti nuk ka qenë i tillë nga politika qendrore e vendore. Nuk ka qene qeveria vizionare për të thënë që do ta mbarojmë furnizimin me ujë. Dhe strategjia për të ndërhyrë në këtë sektor lë shumë për të dëshiruara. Sistemi i tërë çalon. Ky sektor për 2021, i ka konsumuar qytetarëve 125 milionë euro. Sa janë konsumuar nga qeveria, dhe sa paguajmë ne, akoma kemi këtë sistem që shkojmë nga 8.5-14 orë ujë. Pse më ketë mesatare.
Korça, aty është investuar dhe aty ishte prioritet strategjik ta mbyllnin dhe ashtu u bë. Keqardhja është për pjesën tjetër, hua po merren dhe sistemi ka mbetur aty ku është.
Duke vijuar më tej, Haxhimali tha se 4 bashkitë që kanë çmimin më të lartë të uji për m3 janë Korça, Tirana, Durrësi dhe Vlora, ndërkohë që Bulqiza ka çmimin më të ulët.
4 bashkitë që kanë çmimit më të lartë të ujësjellësit. Durrësi dhe Korça e kanë 72 lekë m3. Tirana dhe Vlora e kanë 65 lekë/m 3 . Kudo në rajon gjen çmim si këto ose më të ulët.
Bulziqa e ka 17 lekë, shumë të ulët. Për mendimin tim nuk është çështje e madhe çmimi edhe pse bashkitë e mëdha e kanë më shumë. Bashkitë e tjera, e kanë çmim të pranueshëm. Kjo është e mënyrës si menaxhim, si e trajton, si mall apo si gjë publike. I gjithë defekti ka qenë si dikur konsiderohet si mall i shtetit.
Çdo 4 vite ndryshon strategjia. I kthehemi të parës, nuk kemi stabilitet për të bërë strategji për sektorët jetikë. Çfarë qeverie je, që ke një strategji, vjen një donator tjetër, nuk të ecën dhe ndryshon strategji.
Nuk është a ke ujë në burim, por pjesa deri sa vjen në çezmat tonë. Shqipërisë nuk i çalon tek Bovilla, apo burimi. Është ky problem se investimet nuk bëhen ashtu siç duhet. Duhet të marrësh në konsideratë një Tiranë të madhe dhe nuk mund të investosh si para 20 vitesh. E gjithë çështja që na çalon sot. Pse në tarracat e vjetra në Tiranë ka depozita. Politika se do heqim depozitat ka rënë.



