Regjistrohen 698 raste me Covid dhe 12 humbje jetë në 24 orët e fundit

Regjistrohen 698 raste me Covid dhe 12 humbje jetë në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë regjistruar 698 raste të reja nga 3463 testime të kryera si dhe 12 humbje jete.

Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 195 raste në Tiranë, 54 raste në Shkodër, 45 raste në Fier, 34 raste në Mirditë, 30 raste në Lushnje, 28 raste në Elbasan, 27 raste në Lezhë, Vlorë, Berat, 20 raste në Krujë, Kavajë, Peqin,18 raste në Gjirokastër, Pogradec, 15 raste në Durrës, 16 raste në Kukës, 11 raste në Korçë, 9 raste në Kurbin, 8 raste në Kamëz, Kuçovë, 6 raste në Devoll, Sarandë, 5 raste në Mallakastër, Tepelene, Ura Vajgurore, Dibër, 4 raste në Përmet, Malësi e Madhe, Memaliaj, Kolonjë, 3 raste në Delvinë, Patos, 2 raste në Vau i Dejës, Divjakë, Gramsh, 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Selenicë, Shijak, Maliq, Cërrik, Poliçan, Libohovë.

Gjithashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar 690 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 79,821 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 492 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar. Ndërsa, sa i përket rasteve fatale, nuk mundën t’i mbijetojnë sëmundjes, 3 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Lushnja,1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 53-79 vjeç.

Statistika (13 Mars 2021)
Raste të reja ditore       698
Të shëruar në 24 orë     690
Të shtruar në spitale      492
Humbje jete në 24 orë   12
Testime ditore               3463

Testime totale          507,956
Raste pozitive           116,821
Raste të shëruara       79,821
Raste Aktive                34,970
Humbje jete                2030

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë    23379
Fier        2567
Vlorë       1578
Durrës    1656
Shkodër   1332
Gjirokastër 1207
Korçë    886
Elbasan 587
Lezhë      731
Berat       382
Dibër    345
Kukës    320 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy