Facebook heq filtrat/ Goci: Platformat po përjetojnë një lloj dobësimi, do godasë vendet më pak të zhvilluara

Facebook heq filtrat/ Goci: Platformat po përjetojnë një lloj dobësimi, do godasë vendet më pak të zhvilluara

Vetëm pak ditë më parë kompania META vendosi të heqë dorë nga verifikimi i fakteve dhe kufizimi i përmbajtjeve në Facebook dhe Instagram, duke ndjekur modelin e platformës X të Elon Musk. Mark Zuckerberg e justifikon këtë ndryshim si një rikthim tek "liria e shprehjes".

Lidhur me këtë pedagogu i shkencave të komunikimit Ervin Goci në MCN Informacion u shpreh se ka një tranzicion të detyruar ndaj inovacionit.

Ai tha se BE ka një strukturë ligjore shumë të zhvilluar në fushën e medias , teksa theksoi se Facebook do të ketë një impakt më të madh në 30 vitet në vazhdim.

Sipas tij Facebook e urren t’i drejtohesh si media, por platformat mendoj se po përjetojnë njëlloj dobësimi të statuseve të tyre.

Drupal Ad

Sigurisht është një kompleks arsyesh dhe urtësia në këtë rast thotë që të flasim për atë që dimë. Ajo që shihet në përgjithësi është se në SHBA ka ndodhur një trend që ka lidhje me në trend psikike-sociale-kulturore që mund të përdoret termi liberalizëm për të drejta negative jo pozitive që ndërhyn shteti për ti garantuar. Ka gati një dekadë që është kjo lëvizje që ne jemi qënie të lira dhe s’ka gjë në tokë që na mban.

Ka një luftë kulturore sot ndër ata investues që janë futur drejt dixhitalizimit ku njeriu gjithmonë e më shumë ka një rol social që kalon përtej familjes, natyrës familjes, por i duhet të jetë një shtytje qelize që përshtatet që në fakt se ka konceptuar.

E  shoh si një luftë të madhe politike që ka nisur gati një dekadë më para dhe besoj se Trump e kuptoi këtë gjë. Në Evropë duke qenë se ka një unitet, atje masat janë marrë pak më parë dhe disa legjislacione që janë shumë të forta dhe shumë të përpunuara ka një strukturë ligjore shumë të zhvilluar dhe atje është bërë pak e vështirë të çahet në këtë formë që këto të çahen dhe vënë verdiktin se si duhet të sillet sfera publike.  

Por lufta vazhdon, po ti shohësh ndërhyrjet e Musk në disa shtete janë në valë për ti thyer këto sepse mendohet se është një pushtet i ri që ushtrohet në përgjithësi në gjendje natyre.

Më tej ai shtoi se problemi i tyre i madh është se ata e konsiderojnë platformën, por ne për ta jemi klientelë dhe ata kanë frikën e konkurrencës sepse në fund fare e shohin si biznes. Gjithsesi mendoj se kjo do të godasë vendet që janë më pak të zhvilluara.

Mendoj se ndryshon komplet dhe e ka transformuar në mënyrë radikale dhe blerja e tëitter ishte pikërisht në këtë interes.

Pas këtij vendimi nuk e di nëse do i shkëpusin marrëdhëniet fare, por ai roli për facht chek-erat që janë shumë, kanë standarde të ndryshme sepse krirteret që vendosin për një përmbajtje vendosin dhe në varësi të kulturës, koncepteve. Për këtë arsye ata janë përdorur me një rol deri diku të butë që ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm jo se e bëjnë më të rëndësishëm informacionin, por fusin një kulturë institucionale.

Facebook e urren ti drejtohesh si media dhe tani ai po sheh një trend atë kundër që është si me thënë kur Trump thotë do shkrijë departamentin e edukimit, apo të mjedisit, apo Musk thotë do shkurtojmë kaq vende pune, ti sheh që këtu ka trend dhe ai mendon ç’më duhet mua të përplasem me këtë njeriun e fuqishëm të botës. Mendoj se rrjetet kanë dhe një krizë, platformat po përjetojnë njëlloj dobësimi të statuseve të tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy