Mësuesit/ Malaj: Jemi në situatë alarmi. Duhet kualifikim dhe sistem konkurrues pagash (VIDEO)

Mësuesit/ Malaj: Jemi në situatë alarmi. Duhet kualifikim dhe sistem konkurrues pagash (VIDEO)

Ish-ministrja e Arsimit Nora Malaj tha në MCN Live se jemi në situatën më të keqe të mundshme sa i takon profesionit të mësuesit dhe arsimit në tërësi. Malaj evidentoi se 60 për qind e mësuesve në arsimin fillor janë pa arsimin përkatës.

Ajo theksoi se duhet kualifikim për mësuesit dhe një sistem pagash fleksibël, në varësi të kualifikimeve, titujve, dhe vështirësive të klasave ku japin mësim. 

Jemi në një krizë identitare për mësuesinë, jemi në një moment ku në 2030 mund të mos kemi më mësues, ku profesioni i mësuesit, policit, mjekut, janë bërë shumë të vështira. Me figurën e mësuesit s’duhet të bëhet më show, dhe investimi duhet të jetë strategjik, që të realizojmë atë pritshmëri. Jemi në situatën më të keqe të mundshme, si rezultat i rezultateve që kemi marrë, i pritshmërive që kërkohen, dhe faktit që bota ka shkuar drejt inteligjencës artificiale. Në këtë qasje 950 euro s’janë asgjë. Arsim pa para nuk ka. Në momentin kur s’kemi as 3 për qind të GDP-së, pyetja e parë e një ekonomisti është ku do ta gjeni të ardhurën për ta bërë këtë gjë. Politika e pagave në arsim duhet të jetë një qasje komplet ndryshe, që lidhet edhe me kualifikimet, edhe me titujt, edhe me politikat e realizimit të një klase, ku një mësues merr një klasë, e merr edhe me fëmijë me aftësi ndryshe, edhe me fëmijë problematikë, dhe e çon në nivelin më të lartë dhe sistemi i pagës duhet të jetë sistem fleksibël. Që do të thotë rezultati në fund duhet të matet me vlerësimin e pagës, që s’duhet të jetë fikse, por duhet të jetë në kuadër të vështirësive, në kuadër të politikave, dhe në kuadër të standard-it për të realizuar objektin, atëherë mund të themi që e kemi prioritet sistemin e arsimit, e kemi prioritet mësuesin”.

Jemi në situatë SOS, situatë alarmi. Kryefjala e njerëzimit është investimi në kapitalin human që është njeriu. Çfarë ndodh në Shqipëri? Kemi një tkurrje të popullatës, kemi dy standardizim të shkollës, ndryshe në Tiranë, ndryshe në zonat e thella. Kemi mësues të pakualifikuar, kemi edhe edukatorë të pakualifikuar. 60 për qind e mësuesve në arsimin fillor, janë pa arsimin përkatës. Nuk po them t’i heqim, por t’u japim mundësinë të ndjekin paralelisht shkollën. Padija e mësuesve do kthehen në handikap për dijen e fëmijëve, sepse fëmijët e sotëm nuk të lejojnë që t’u japësh padije. Mësuesit kanë nevojë për orientim. Nuk kemi më mësues që po shkojnë në sistem, jemi në një handikap të madh që s’kemi më mësues, një pjesë që kanë lëvizur dhe klasat kolektive janë kthyer në domosdoshmëri. Hajde t’i trajnojmë, të bëjmë kursin tre mujor për metodat si do ta japin këtë mësim. Nuk na pret koha të bëjmë llafe, është momenti operacional për të vepruar. Të nxjerrim cilat janë nevojat reale dhe imediate. Nëse duam të shpëtojmë arsimin në këtë moment kemi nevojë të investojmë në kualifikimin e mësuesve dhe të kemi një sistem pagash konkurrues. Arsimi s’duhet të vihet prioritet i 12-të, duhet të jetë prioritet i parë, dhe nga ai të rrjedhin të gjitha të tjerat”.

 

Malaj theksoi domosdoshmërinë për një status të mësuesit.

Politika gjithmonë i ka parë të rinjtë dhe mësuesit si target për të marrë vota. Fatkeqësisht ne s’kemi një status për mësuesit. Që qeveria ta vlerësojë dhe kodi i moralit të jetë në nivelin më të lartë, dhe që titullarët e institucioneve janë bërë pjesë e kauzave të klimës negative dhe regresive. Sot mësuesi është një sanduiç, nga një anë e shtyp politika dhe shkolla, dhe nga ana tjetër e shtyp familja."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy