Tokat e Zadrimes mbillen me oriz/ Altin Prenga dhe prof.Filip Haxhari pas 30 vitesh arrijnë të rikthejnë kultivimin në Shqipëri

Tokat e Zadrimes mbillen me oriz/ Altin Prenga dhe prof.Filip Haxhari pas 30 vitesh arrijnë të rikthejnë kultivimin në Shqipëri

Sipërmarrësi i njohur Altin Prenga së fundmi ka guxuar të mbjell oriz në tokatë  Zadrimes, edhe pse vitin e kaluar dështoi në të mbjellat e saj.

Këtë radhë Altini, kërkoi ndihën e prof. Filip Haxharit, një eksperti i njohur shqiptar i orizit, një nga katër ekspertët botërorë të orizit, që drejton Institutin prestigjioz të kërkimeve shkencore në Bankën Kombëtare të orizit në Itali.

Prenga, rrëfen për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, se si arriti me ndihmën e prof.Haxharit, të rikthej kultivimin e orizit në këtë zonë.

Unë vazhdoj të jem i idesë që mbjellja e orizit u rikthye me ndihëm e prof.. Filipit. Ne arritëm me ndihmën e tij që të mbjellim orizin gjatë javës sa kaluar dhe arritëm të kapim periudhën e shiut.

Për mua prof. Filipi është më shumë se VIP dhe jemi me fat që e kemi.

Teksa vitin e kaluar ne dështuam sepse e mbollëm me vonë, dhe nuk na favorizoi shirat, sivjet duke qene se e kemi mbjellë më herët, shpresojmë që gjatë muajit gusht të korrim frytin e parë.

Profesor Filipi, thotë se duhet shtytje dhe përkrahje nga qeveria dhe institucionet që kultivimi i orizit të rikthej kultivimin siç e kishte deri në vitin 1991.

Ishte iniciativa e Altinit, dhe mund ta konsideroj njeriun e parë të futjes së orizit në Shqipëri, pas 30 e ca vitesh, sepse nga viti 1991 është zhdukur kultura e tij në Shqipëri.

Kultura e orizit është e veçantë sepse mbillet në prani të ujit dhe për fat fara është futur në tokë dhe tanimë meqë ka rënë shira dhe kjo nuk krijon problem sepse fara e orizit është në atë gjendje që p[o merr sasinë e ujit që duhet.

Vitin e kaluar Altini ka dështuar me mbjelljen e orizit sepse ishte mbjellur vonë dhe furnizimi me ujë në kalanë i ka krijuar vështirësi por me kurajën time arrit me kohë ta sistemojë dhe ta punoj tokën dhe javën e kaluar ta mbjell farën në kushtet e përshtatshme.

Ideja për ta realizuar shqiponjës me fara të orizit është për të sensibilizuar qeverinë dhe vet politikën rajonale që të mbështesin he të financojnë kulturën e orizit në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy