
Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka komentuar situatën e përplasjeve mes aksionerëve të Aeroportit të Vlorës, duke paralajmëruar se nëse konflikti vazhdon, shteti mund të ndërhyjë dhe të marrë nën kontroll kompaninë.
Ajo që po ndodh është se çështja ka shkuar në Prokurori, ku palët akuzojnë njëra-tjetrën.
Valon Ademi ka bërë kallëzim penal ndaj Behgjet Pacollit, ndërsa Pacolli ka kallëzuar noteren dhe ish-administratorin për mashtrim lidhur me shitjen e aksioneve.
Konflikti mes aksionerëve po çon drejt një bllokimi të funksionimit të aeroportit, çka mund të detyrojë shtetin të ndërhyjë.
Nëse këto sherre vazhdojnë dhe paralizojnë aktivitetin e Aeroportit të Vlorës, shteti ka të drejtë ligjore ta sekuestrojë kompaninë për të garantuar vijimësinë e projektit.



