Vranësira dhe reshje të pakta shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe reshje të pakta shiu, parashikimi i motit për sot

Shqipëria do të dominohet nga vranësira të dendura dhe reshje të pakta shiu e dëborës në zonat e thella malore.

Parashikohet që mesdita dhe orët e pasdites të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në pjesën më të madhe të territorit duke rikthyer kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta por do të mbeten me vranësira dhe reshje të izoluara shiu e dëbore zonat në skajin verior të vendit.

Ndërkohë pritet që të njëjtat kushte meteorologjike të vijojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 3 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy