Meghan Markle nuk do të jetë në funeralin e Princit Philip, ja arsyeja

Meghan Markle nuk do të jetë në funeralin e Princit Philip, ja arsyeja

Princi Harry do të jetë në varrimin e gjyshit të tij, Princit Philip të shtunën e ardhshme, edhe pse Meghan Markle nuk do ta shoqërojë ka konfirmuar Pallati Buckingham.

Duka i Sussex po planifikon të marrë pjesë. Dukesha e Sussex është këshilluar nga mjeku i saj që të mos udhëtojë”, tha një zëdhënës mbretëror në një konferencë të shtunën pasdite.

Meghan, 39 vjeç, është duke pritur fëmijën e dytë, një vajzë, e cila do të lindë këtë pranverë.

Harry, 36 vjeç, po përgatitet të kthehet në Britaninë e Madhe në ditët në vijim dhe do të jetë hera e parë që ai kthehet në vend në më shumë se një vit.

Është gjithashtu hera e parë që ai do të takojë anëtarë të Familjes Mbretërore që kur intervista e tij dhe Meghan me Oprah Ëinfrey u transmetua muajin e kaluar.

Me listën e të ftuarve të kufizuar në 30 persona, nën udhëzimet e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për shkak të COVID, pritet që familja e ngushtë e Filipit, duke përfshirë fëmijët dhe nipërit e mbesat e tij, do të përbëjnë pjesën më të madhe të të pranishmëve në ‘George Chapel’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy