Dekori për festën e Halloween, sipërmarrësja Kodralli tregon dekoret e preferuara

Dekori për festën e Halloween, sipërmarrësja Kodralli tregon dekoret e preferuara

Sipërmarrësja Stela Kodralli për dekorin për festën e Halloween thotë se kanë atmosferën e vjeshtës dhe realizohen me kunguj, shegë, misër apo gjëra të stinës.

Duke folur në emisionin “Zgjohu me MCN”, Kodralli tregoi se dekoret me kunguj janë ato që preferohen më shumë.

Nëse do bëjmë një kompozim me lule natyrale në kungull, lulet natyrale natyrisht do thahen, ndërsa kaktuset duke i dekoruar në kungull, duke i spërkatur me ujë, rezistojnë më gjatë, por duhet kujdes që mos ta kalbim kungullin.

Një kungull nëse e ke hapur, mund të rezistojë deri në dhjetë ditë. Por për të shmangur aromën e kungullit, mund ta bëjmë pak me Ace, pasi e bën pak si më të vjetër dhe largon aromën.

Më shumë nga dekoret preferohen kungujt apo lulet e thara. Një kungull që të jetë i bukur, do dhe ca lule dhe normalisht dhe çmimi varion.

Kush porosit, vjen porosit me ide shumë të qarta. Diferenca e festimeve në SHBA ku kam jetuar unë dhe këtu, është shumë e madhe.

Në Amerikë fillojnë dekorimet nëpër shtëpi, oborre. Ata harxhojnë, investojnë shumë. Është diçka trendy, pse të mos festohet.

Fëmijët me zi presin që të marrin ato karamelet. Vitet e kaluara ka pasur më shumë fluks, tani sikur ka rënë. Por është diçka personale.

Në fshat nuk gjeta kunguj, unë porositë i bëra nga Hollanda, bashkë me lulet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy