Një tragjedi ka ndodhur gjatë natës në afërsi të ishullit të Santa Cruz-it në Kaliforni.
Një anije ka marrë flakë duke shkaktuar vdekjen e 34 personave që ishin në bord. “Conception”, një anije rreth 33 metër me 39 persona në bord, u përfshi nga flakët gjatë kohës kur ata ishin në gjumë.
Për pasojë, vetëm 5 persona arritën të mbijetonin, duke u hedhur në ujë.
Pavarësisht se anija ishte vetëm pak metra nga bregu, ekipet e ndërhyrjes së shpejtë nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për shkak të depozitës së karburantit në anije.
Aaron Bemis, kreu i Rojes Bregdetare të Santa Monicas, tha se nuk ka shumë shpresa për të mbijetuar, edhe pse buletinet vazhdojnë të flasin për njerëz të zhdukur.
“Conception” kishte nisur në det një udhëtim disaditor që duhej të përfundonte dje. Të gjithë pasagjerët ishin me pushime dhe udhëtimi kishte karakter turistik, me fokus zhytjet në det.
Kompania që ka në pronësi anijen, Truth Aquatics, ka një reputacion të mirë në treg. Pronari i saj, Glen Fritzler, ka fituar çmimin e Kalifornisë për zhytjet këtë vit.



