Kensington Palace publikoi ditën e sotme një fotografi të re të Princit George për të shënuar ditëlindjen e tij të 11-të.
Fotoja është realizuar nga nëna e tij, Catherine, Princesha e Uellsit.

“Duke i uruar princit George ditëlindjen e 11-të”, shkroi llogaria e pallatit mbretëror në rrjetet sociale.
Princi u pa për herë të fundit në publik duke shoqëruar babanë e tij, Princin e Uellsit, në Berlin për finalen e Euro 2024 mes Anglisë dhe Spanjës.
Catherine bën rregullisht fotografi të familjes së saj, duke i ndarë ato në rrjetet sociale për të shënuar ditëlindje dhe raste të veçanta.
Në qershor, Princi George, i cili është i dyti në radhën e fronit pas të atit Princit William, festoi ditëlindjen e gjyshit të tij, mbretit Charles III, duke u shfaqur në ballkonin e Pallatit Buckingham me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore.
Eventi ishte paraqitja e parë publike e Catherine që kur ajo njoftoi diagnozën e saj të kancerit në fillim të këtij viti.



