Ura, autostrada, gradaçela, por ska njerëz. Ky është Pheniani qyteti më i izoluar i botës (VIDEO)

Ura, autostrada, gradaçela, por ska njerëz. Ky është Pheniani qyteti më i izoluar i botës (VIDEO)

Koreja e Veriut është shteti mbase më i përmendur në arenën ndërkombëtare kohët e fundit, por vendi është ndër më të izoluarit në botë.

Kjo video është unike mbi kryeqytetin e Koresë së Veriut dhe tregon qytetin e mbushur me rrokaqiej dhe i banuar nga jo më shumë se 2.58 milionë banorë.

Fotografja nga Singapori, Aram Pan ju lejua një mundësi e rrallë për të filmuar Phenianin nga qielli me një avion Piper Matrix PA-46.

Panit iu dha leja për të filmuar nga regjimi i Koresë së Veriut si pjesë e përfshirjes së tij me DPRK360 – një projekt që synonte të shfaqte një “perspektivë të ndryshme” të shtetit sekret nëpërmjet imazheve dhe filmit.

Pamjet interesante tregojnë se Pheniani duket  i ngjashëm me çdo metropol botëror të mbushur me rrokaqiej dhe ndërtesa shumëngjyrëshe së bashku me ura dhe rrugë moderne.

Por një aspekt i jetës në kryeqytet duket shumë i ndryshëm – asnjë nga njerëzit e saj nuk shihet, ndërsa ka edhe një mungesë të veçantë të makinave në rrugë.

Pheniani është qyteti më i madh në Korenë e Veriut.

Në orët e ditës duhet të jetë aktiv, por rrugët duken të heshtura.

Turistët e huaj lejohen të vizitojnë Korenë e Veriut, por udhëtimi i tyre është rreptësisht i kufizuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy