Poezia, muzika, fotografia apo filmi- janë vetëm disa nga format e komunikimit kulturor përmes së cilave vende të ndryshme evropiane kanë ndërtuar ura mes tyre dhe ku kufinjtë zhduken.
Poezia dhe muzika greke kanë qenë në qendër të Takimeve muzikore, ndërkohë që ngjarjet kulturore në vend kanë sjellë edhe artistë të tjerë evropianë. Në pjesën e parë të emisionit mund të ndiqni një material të përgatitur për disa prej këtyre ngjarjeve kulturore, të cilat synojnë të prezantojnë kulturën dhe trashëgiminë shqiptare në Evropë e njëkohësisht prezantojnë edhe kulturën evropiane në Shqipëri. Ndërkohë, në pjesën e dytë do të jemi në bisedë me ambasadoren e Suedisë në Shqipëri, znj. Elsa Hastad, për të folur pikërisht për kulturën dhe demokracinë dhe bashkëpunimet e projektet që Suedia ka me Shqipërinë në këtë drejtim.



