
SHBA po ndërmerr veprime shtesë për të rritur presionin ekonomik ndaj Rusisë dhe Presidentit Vladimir Putin pas imazheve të tmerrshme nga Bucha. Sot janë njoftuar sanksione të reja ndaj institucioneve financiare ruse, si dhe disa njerëzve pranë tij, duke përfshirë dy vajzat e tij.
“Sot ne po përshkallëzojmë në mënyrë dramatike goditjen financiare duke vendosur sanksione të plota bllokuese ndaj institucionit më të madh financiar të Rusisë, Sberbank, dhe bankës së saj më të madhe private, Alfa Bank,” tha një zyrtar i lartë i administratës për gazetarët.
Sberbank mban gati një të tretën e totalit të aktiveve të sektorit bankar të Rusisë, vuri në dukje zyrtari, duke shtuar se SHBA-ja tani ka bllokuar plotësisht "më shumë se dy të tretat e sektorit bankar rus".
Në shënjestër të sanksioneve këtë radhë janë edhe dy vajzat e Putinit, Mariya Putina dhe Katerina Tikhonova. Po ashtu në listë është edhe bashkëshortja dhe vajza e ministrit të Jashtëm Sergey Lavrov, Dimitry Metvedev dhe kryeministrin Mikhail Mishustin.



