Gazetari Arsen Rusta, për vrasjen e ndodhur në burgun e Peqinit thotë se nga hetimi i detajuar kemi përdorimin e një arme, nuk kemi një përleshje.
Në studion e lajmeve të MCN TV, Janë sekuestruar gëzhoja dhe arma e përdorur nga Sokol Mjacaj, ndërsa për pistën se vrasja mund të jetë porositur nga jashtë, duhet pritur ende.
Prania për disa vite tre të burgosurve ka sjellë konflikt mes tyre. Sokol Mjacaj ka qenë sektor tjetër, ndërsa Arben Lleshi dhe Indrit Shaqja, ishin në një dhomë.
Është afruar me Indrit Shaqen dhe Arben Lleshin. Nuk ka pasur përleshje fizike, nga dritarja kur kanë qenë brenda dhomës i ka qëlluar të dy.
Më shumë plumba ka marrë Arben Lleshi, ndërsa Indrit Shaqja ndodhet në spitalin e Traumës, i plagosur.
Cenimi i sigurisë në burg, është absolutisht përgjegjësi e shtetit, humbja e jetës në një burg të sigurisë së lartë.
Asnjë prej tyre nuk ka çfarë të humbi, aq më tepër që Sokol Mjacaj ndodhet në krimin e tretë të rëndë, doli nga burgu me shërbim prove, vrau turistët çek.
Ligjërisht ka kryer dhe krime të tjera, ishte marrë vendimi për tu izoluar dhe para se të izolohej, shkon kryen një krim të rëndë, që thjesht do i shtojë një burg përjetë, asgjë më shumë.
Në burgjet shqiptare futen me top sende të kundraligjshme, nëpërmjet pëllumbave korrierë, nëpërmjet dronëve. Nuk është hera e parë që përdoret droni.
Të dhënat paraprake janë se është një pistoletë me mulli, që futet ndër armët e kalibrit të rëndë që nuk të lë mundësi të gabosh.
Ishte Arben Lleshi apo Indrit Shaqja, kjo mbetet të zbardhet nga deklarimi i Sokol Mjacaj. Unë dyshoj shumë që të jetë vrasje me pagesë.
Indrit Shaqja ka ardhur i pari në burgjet shqiptare nga Spanja, Arben Lleshi i dyti i ardhur nga Britania, ndërsa Sokol Mjacaj i treti.
Që të tre kanë kryer krime kundra jetës.
Ndërsa për urdhrin e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, për kalimin e të gjitha burgjeve në vend në gjendjen e sigurisë së lartë, e cilësoi si paradoksale që të kalohet në siguri të lartë kur është burg i sigurisë së lartë.
Besoj se diçka ka çeduar në zbatimin e ligjit që kemi ardhur në këtë situatë, se të kalosh në alarmin e kuq të sigurisë së lartë.
Burgu i Peqinit është i sigurisë së lartë, çfarë do i shtosh më? Vetëm po t’i çosh një çati metalike.
Parandalimi ka qenë çështje orësh, nëse Mjacaj do ishte izoluar në regjimin e posaçëm, jo vetëm pistoletë nuk do kishte, por nuk do kishte mundësi të shihte as televizor.
Kjo ngjarje e ka cenuar sigurinë kombëtare. Por deri më tani vrasjet brenda burgu nuk kishin ndodhur.
Kanë ndodhur vrasje nga jashtë burgut te “Jordan Misja”, por vrasje brenda burgut nuk ka pasur.



