
Ministria e Shëndetësisë në Palestinë tha se operacionet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës kanë shkaktuar vdekjen e 22,722 personave që nga fillimi i luftës, më 7 tetor.
Kjo shifër përfshin edhe 122 viktimat të regjistruara në 24 orët e fundit, tha në një deklaratë Ministria e Shëndetësisë.
Po ashtu bëhet me dije se nga 7 tetori 58,166 persona janë plagosur.



