Zaev në bisedime me Alternativën: Largohem pas formimit të shumicës parlamentare

Zaev në bisedime me Alternativën: Largohem pas formimit të shumicës parlamentare

Zoran Zaev, kryeministri aktual i Maqedonisë së Veriut mbetet i vendosur për largimin nga drejtimi i ekzekutivit dhe i partisë Lidhja Social Demokrate, por pasi të sigurojë shumicën në Kuvend.

Pas largimit të Lëvizjes Besa, Zaev po përpiqet ta zgjerojë kabinetin qeveritar për të garantuar një shumicë të qëndrueshme parlamentare.

Vendin e kësaj të fundit, duket se është e gatshme ta zërë partia Alternativa, por ajo kërkon një trajtim me dinjitet në kabinet, ç’ka nënkupton të paktën një ministri dhe shumë më tepër poste drejtorësh të institucioneve dhe kompanive shtetërore.

Zaev i ka filluar bisedimet me kryetarin e Alternativës Afrim Gashi që të premten, por të dyja partitë do të mblidhen me kryesitë e tyre në takime të veçanta të martën për të shqyrtuar hapat e ardhshëm.

Ndërkohë, Alternativa, përmes një dalje të kryetarit Gashi,  duket se e ka problemin me BDI-në.

“Ne nuk do të bëhemi pjesë e një qeverie, e cila tek ata që kujton që i ka partnerë do të gjejë pengues. Ne nuk do të jemi aty mishi i egër. Nëse dikush mendon se futet mishi i egër në qeveri, atëherë ju faleminderit, mund t’i vazhdojmë rrugëtimet të ndarë

Zoran Zaev u shoqërua në takim nga Dimitar Kovaçevski, aktualisht zëvendës-ministër i Financave, për të cilin një pjesë e medias në Shkup ka njoftuar se mund ta marrë drejtimin e qeverisë.

Kryeministri vetë u shpreh se të martën do të thirret takimi i Këshillit Qendror të Lidhjes Social Demokrate, ku do të kërkojë që dorëheqja e tij të bëhet efektive. Zaev njoftoi dorëheqjen më 31 tetor, vetëm pak orë pas humbjes së thellë të partisë së tij në zgjedhjet lokale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy