‘Nga duart e Lirës’/ Edlira Kupa Koldashi rrëfen pasionin e saj për gatimin

‘Nga duart e Lirës’/ Edlira Kupa Koldashi rrëfen pasionin e saj për gatimin

Amvisa Edlir Kupa Koldashi e ftuar në 'Zgjohu me MCN' ka rrëfyer se si iu bashkua rubrikës së kuzhinës. Ajo tregon se ka ndjekur hapat e gjyshes dhe nënës së saj të cilat janë dy amvisa shumë të mira dhe kanë qenë dhe pikënisja e saj për pasionin për gatimin.

Lira tregon se fillimisht ka nisur të gatuaj për familjen e saj derisa vendosi të hapë faqen e instagramit të cilën aktualisht e ndjekin mbi 40 mijë ndjekës.

Pasioni për gatimin ka qenë që e vogël, jam rritur me gjyshen që është duart artë përsa i përket gatimit dhe janë mësimet e saj ato që më kanë shtyrë drejt kësaj rruge. Dhe mami po ashtu gatuan shumë mirë dhe ka qenë disi si trashëgimi kjo puna e gatimeve në familjen time.

Mami im jeton në Radomir dhe punon për bujtinat. Unë jetoj në Tiranë. Gatimin e kam pasur gjithmonë pasion, kisha kuriozitet të madh për çdo ushqim se si gatuhej dhe gjithmonë gatuaja për familjen.

Mendova që pastaj të hap një faqe instagrami dhe gjithçka ka nisur për hobi, ndërsa tani kanë kaluar 40 mijë ndjekës, gjithçka i bëjë vetë, xhiroj dhe gatuaj vetë. Mundohem të gatuaj sa më shëndetshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy