
Sot u bë kalimi i detyrës së ministrit të Mbrojtjes nga Olta Xhaçka tek Niko Peleshi.

Në fjalën e saj, Xhaçka shprehu falenderime për të gjithë ata me të cilët ka punuar, por edhe për partnerët ndërkombëtarë.
Ajo deklaroi se Niko Peleshi do të çojë përpara planin për të ngritur një bazë detare të NATO-s edhe në Pashaliman.
“Kur je në një detyrë si kjo nuk ke kurrë kohë. Koha që ke në dizpozicion është shumë e shkurtër dhe fluturon me një shpejtësi të pabesueshme. Gjithë çfarë mund e duhet të bësh është të shfrytëzosh cdo ditë për të realizuar sa më shpejt projektet që ke menduar në mënyrë që kur të vijë dita ti dorëzosh stafetën një kolegu tjetër, të mund ti njohësh vetes kënaqësinë që po i lë punët më mirë se sa i gjete. Ose siç më thoshte një miku im që kur të vijë dita të largohesh të jesh e qetë që ke merituar një rresht në muzeun e FA, qe eshtë një projekt që kisha shumë përzemër. Me angazhimin e Nikos do realizohet për të pasur një bazë detare të NATO-s në Pashaliman, propozimi ynë është pritur mirë dhe jam optimiste se së shpejti dhe kjo bazë mund të bëhet realitet. Jam e lumtur që sot stafetën ja kaloj kolegut, mikut të mirë jam e sigurt që do jetë drejtues efikas dhe punëmbaruar sic ka qenë në cdo institucion që ka drejtuar.”

Gjatë fjalës që mbajti në ceremoni, ministri i ri në detyrë Niko Peleshi theksoi se Shqipëria do të marrë pjesë në misione ushtarake ku të jetë e nevojshme.
Ai shtoi se ka nisur dialogu me NATO për të ndërtuar edhe bazën e Pashalimanit.
“Përshëndes me mirënjohje gratë dhe burrat me uniformë, që janë në detyrë. Ju keni ditur të tregoni që FA është i denjë për një vend aleat i NATO. Rreth 200 efektivë që shërbejnë në misionet e NATO duke kontribuar në sigurinë kolektive, janë prova më e mirë e progesit dhe kartvizita më e mirë. U shpreh mirënjohje familjarëve të tyre. Jemi përkrah aleatëve. Shqipëria do jetë jo vetëm një faktor stabiliteti, por eksportuese e sigurisë duke marrë pjesë në misione ushtarake kudo ku NATO dhe OKB do kenë nevojë. Edukimi dhe trajnimi do të marrë një vëmendje të veçantë, ndaj vlerësoj ministren për hapjen e akademisë së FA. Ka filluar dialogu me NATO për bazën e Pashalimanit. Ky dikaster ka një të veçantë, se është i integruar ne strukturat e euroatlantike, puna matet me standartet e NATO-s. Kemi ende punë për të bërë dhe të bashkojmë forcat dhe të frymëzohemi nga e ardhmja, për një Shqipëri të sigurt, demokratike dhe anëtare e denjë e Bashkimit Europian.”



