“Open Balkan”, Rama: Do të "çlirojë" kompanitë që eksportojnë produkte në Serbi dhe RMV

“Open Balkan”, Rama: Do të "çlirojë" kompanitë që eksportojnë produkte në Serbi dhe RMV

Kryeministri Edi Rama në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shpreh se që Kosova të arrijë njohjen nga Serbia duhet një qasje tjetër.

Ndërkohë lidhur me “Open Balkan”, Rama u shpreh se është zbatimi i “Procesit të Berlinit”. Sipas kryeministrit “Open Balkan” do të çlirojë kompanitë që eksportojnë produkte në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut.

“Jep një intervistë kryeministri i Kosovës e thotë në një të ardhme thotë jam pro një bashkimi me Shqipërinë nëse bëhet një referendum. Ky çohet këtej e thotë pse nuk reagon bota, kjo është thjesht një gjë për konsum të brendshëm.

Mendoj që me Vuçiç Serbinë është e mundur të fitohet beteja diplomatike, por të fitohet me atë avantazh që ata kanë marrë si rezultat i një periudhe shumë fatkeqe në Kosovë që nisi me rikthimin e taksës. I është dhënë avantazh atyre dhe i është dhënë mundësia të thonë që ne jemi gati po këta... Me ta për të arritur njohjen e Kosovës duhet një qasje tjetër.

Jam i bindur se Open Balkan është rruga e padiskutueshme për një të ardhme të mirë për shqiptarët. Open Ballkan është njësia e zbatimit të procesit të Berlinit. Në dhjetor janë një sërë gjërash që do të firmosen dhe janë 139 kompani shqiptare që eksportojnë në Serbi dhe 300-400 në Maqedoninë e Veriut dhe për këto është një çlirim i jashtëzakonshëm. Është çështja që do të jetë një treg dhe më i madh dhe për shumëçka tjetër. Ne duhet të shikojmë intereson tonë dhe sa më shumë të hapet rajoni më mirë është. Ne bëhemi më konkurrues.

Të gjithë do të vijnë në “Open Balkan”. Më duket absurde mos hyrja e Kosovës në “Open Balkan”.", u shpreh Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy