Në Kinë po ndërtohet një kopje e Titanikut 

Në Kinë po ndërtohet një kopje e Titanikut 

Në Kinë po ndërtohet një kopje identike e Titanikut për një park lojërash, i cili thuhet se do të ofrojë eksperiencën më të përafërt me një udhëtim me anijen e famshme, për të gjithë ata, që kanë qenë kureshtar të kenë një eksperiencë të tillë.  

Një kopje masive e anijes po ndërtohet në provincën e Siçuan-it. Ajo quhet “Titaniku që nuk mund të mbytet” dhe ka të njëjtën madhësi si origjinali: 269.06 metra gjatësi dhe 28.19 metra gjerësi.  

Anija do jetë në qendër të parkut të quajtur Romandisea dhe do të ketë të njëjtat kushte me Titanikun, duke përfshirë këtu sallat e banketeve, teatro, kuvertat e vëzhgimit dhe një pishinë. Turistët do të mund të paguajnë për të kaluar natën në anijen e famshme, e cila do të jetë e ankoruar në mënyrë të përhershme disa milja larg detit në një rezervuar në lumin Qijiang, rreth 130 km nga Chengdu,  kryeqyteti i provincës.  

Nuk është caktuar ende data e hapjes së parkut.  

Punimet për ndërtimin e anijes nisën në vitin 2016. Sipas AFP janë dashur rreth 23 mijë ton çelik dhe kostoja e ndërtimint shkon rreth 153.5 mln dollarë. Kjo nuk është kopja e vetme e Titanikut, që është propozuar të ndërtohet.  

Në vitin 2018, kompania australiane Blue Star Line bëri të ditur, se do të riniste punimet për Titanic II pas disa vonesave të gjata. Promovuan ndërtimin e një kopjeje identike të anijes së famshme, e cila përmban 835 kabina për të akomoduar gjithsej 2,435 pasagjerë.  

Udhëtimi i parë thuhej, se do të ndërmerrej në vitin 2022, por faqja zyrtare e kompanisë australiane nuk është rifreskuar që në vitin 2018. CNN ka kontaktuar me Blue Star Line për të marrë ndonjë koment në lidhje me statusin e anijes. / CNN /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy