Kampione kombëtare në karate, Sonja Bajramaj e ftuar në “Zgjohu me MCN” ka rrëfyer dhe eksperiencën e saj të re tashmë prej dy vitesh si DJ.
Ajo tha se që në moshën 6 vjeçe ka nisur karatenë për të cilin u shpreh se inspirimin për këtë sport e ka marrë nga një film vizatimor, “Dragonbolli”. Ndërsa punën e saj si DJ ajo e ka nisur para dy vitesh, kur ajo ka blerë një pajisje DJ dhe pasi bëri disa video dhe i publikoi në rrjetet sociale vuri re se ato patën një impakt të madh dhe nisën dhe kërkesat për të performuar nëpër Club.
Profesion kryesor kam sportin e karatesë që kam 16 vite. Më pas puna e DJ ka filluar para dy vitesh, nisi papritur mora pajisjen e DJ bëra ca video dhe i postova në rrjetet sociale dhe ato patën shumë impakt. Sot s’ka gjë të mos bëhet sepse dhe teknologjia ka përparuar, por besoj se dhe sporti më ka ndihmuar me kapjen e ritmin. Kur postova videon pash që nisën dhe kërkesat për clube. Sportit jam kam nxjerr bojën si me thënë 16 vite, kam marrë çdo medalje tashmë punën e DJ e kam parë si një opsion të dytë. Mendoj se do ta ushtroj si profesion deri maksimumi 10 vjet.
Më tej ajo tregoi se që e vogël ka qenë tip çuni edhe me fëmijët gricesh dhe zihesh. Ajo shprehet se sporti të ofron një disiplinë që se fiton askush, sporti të qetëson shumë, ju shkathtëson edhe psikologjikisht.
Kam që në moshën 6-vjeçare që merrem me karate, dhe frymëzimi i parë më ka ardhur nga filmi vizatimor Dragonbolli. Shihja se ata kishin shumë superfuqi dhe doja dhe unë ti bëja ato duke menduar se kopshti me fëmijët ishte vendi i duhur derisa u futa pastaj në sport. Sporti me DJ nuk lidhet fare, puna e DJ është një botë shumë e egër, këtë verë më kanë ndodhur shumë gjëra. Këtë verë në Sarandë menaxheri i një clube nuk u tregua korrekt si me ngacmimet ashtu dhe pagesën. Por nëse ti bën punën siç duhet, kam marrë parasysh këtë punë, i kam menduar të gjitha gjërat.
E pyetur se çfarë është eksperienca që ta ka ndryshuar ajo shprehet se rrjetet sociale, instragram dhe tik tok ka parë se nga këto janë rritur shumë datat e mia për të performuar.
Këtu ka dhe një problem të vogël se duke qenë se jam dhe vajzë duhet të mbaj një standard për të mos shkuar kudo. Nuk mund të pranosh çdo ofertë në çdo vende. Plani im është të mbaroj shkollën për sportet, dhe dua të hap palestrën time. Shqipëria është vendi ideal për të punuar dhe qëndruar nëse fokusohesh te pasionet e tua.



