​Çani: Rrjetet sociale janë diarre

​Çani: Rrjetet sociale janë diarre

I ftuar në ‘Të Paekspozuarit’, gazetari Arjan Çani ka sqaruar faktin pse shumë të tjerë bëhen filozofë dhe komentojnë emisioni e tjetrit.

Ai sqaron se kjo ka ardhur si rezultat i dy fenomeneve, që janë kontrolli nga AMA dhe hapja masive e rrjeteve sociale. Sipas tij, asgjë nuk ka ndryshuar, por emisioni i tij i është përshtatur kohës.

Tjetri bëhet filozof i emisionit tënd, dhe kjo ka ndodhur për dy fenomene, së pari atëherë u forcua shumë AMA që monitoronte, vinin gjoba, paralajmërime. Nisi të dërgonte shkresa dhe paralajmërime për gjoba. Mua për shembull më ka ardhur njëherë një gjobë se një nga këto të ftuarat e mia ishte e huaj nxori pak shalën nga fustani. Ajo ishte e veshur por fustanin e çarë nxori shalën. Ky fenomen ishte për të gjithë, por te emisioni im ndjehej më shumë. E dyta ishte hapja e rrjeteve sociale që unë i quaj diarre. Kjo ndodh që deri dje njerëzit e showbizz që më luteshin mua për të ardhur në emision gjetën një strehë tjetër për tu promovuar si Facebook, Instagram etj, dhe çfarë ndodh ky fenomen të bën të mendosh çfarë po ndodh, por e vërteta është se ata menduan se atje do ishin më mirë, por ata humbën edhe për faktin që ikën nga stërgjyshi i medias që është TV. Asgjë s’ka ndryshuar por thjesht emisioni ka ndryshuar sipas kohës.

Ndërsa i pyetur pse fton personazhe groteske kryesisht në pjesën e tretë të emisionit për çfarë ata i duhen publikut, Çani sqaron se ‘ujqërit’ e ftuar janë pjesë e halesë dhe janë në rol.

Po tregova pse ftoj ata është sikur të tregoj recetën dhe nuk mundem, se them dot, por që herë pas here ata do jenë tek unë dhe e di që publiku i kupton pse janë aty se pse nuk është budalla. E ke vënë re që këta njerëz të famshëm që shfaqen në publik si ka mundësi që s’tregojnë asnjëherë pjesën e tyre faktin që shkojnë në tualet përshembull. Tregojnë gjithçka por jo përmjerren. Pra herë pas here njerëzit janë kurioz të dinë se si përmjerren ata, pra pjesën e errët. Këta ujqërit janë pjesa e halesë, WC, janë në rol ata aty, në këtë jetë të gjithë kemi një rol për të luajtur.

Ndërsa lidhur me atë se çfarë kërkon shikuesi shqiptar nga emisioni, Çani tha se mund të jenë shumë gjëra por rëndësi për të ka ajo që ai i jep dhe se nga emisioni nuk do të heqë dorë asnjëherë edhe nëse është nevoja të shkojë me karrocë.

Ai mund të kërkojë shumë gjëra, por unë mund të them çfarë unë i jap. Përveç asaj pjesës së ËC siç janë këto big brothër etj është çështje zgjedhjesh. Edhe politikanët nuk është se i do populli, por ata janë aktorë që duam apo jo ne, ata krijojnë ngjarje. Pse duhet që ne ti paragjykojmë ata, ata janë aktorë, të mirë apo të këqij, kur ata krijojnë ngjarje duhen kuptuar. Nga zonë e lirë nuk heq dorë edhe me karrocë do vete në emision nëse do kem gojë dhe mendje sepse unë nuk bëj sport aty.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy