Alternativat e anëtarësimit në BE/ Edhe Serbia, pjesë e idesë që po diskutojnë Franca dhe Gjermania

Alternativat e anëtarësimit në BE/ Edhe Serbia, pjesë e idesë që po diskutojnë Franca dhe Gjermania

Përveç ofertës së përfolur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Brukseli ka gjasa t’i ofrojë një opsion të ri edhe Serbisë. Siç raporton “Novosti”, rregulla të reja për negociatat mund të propozohen dhe kjo pritet të ndodhë në samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor të BE-së në maj të vitit 2020. Sipas gazetës serbe, në lojë janë shumë opsione, por të gjitha shkojnë drejt ofrimit të një partneriteti të privilegjuar për vendet kandidate, më saktë, integrim ekonomik pa anëtarësim zyrtar.

Metodologjia e re e bisedimeve, sipas gazetës, po diskutohet direkt midis dy vendeve më me ndikim të BE, Franca dhe Gjermania, ndërsa qarqet më të gjera të këtyre marrëveshjeve përfshijnë, mbi të gjitha, vendet më “të vështira” kur është fjala për pranime të reja, si Holanda dhe Danimarka.

Gjithmonë sipas “Novostit”, marrëveshja pritet të arrihet brenda gjashtë muajve të ardhshëm dhe të miratohet në Këshillin Evropian në mars të vitit të ardhshëm.

Një ide është propozimi i të ashtuquajturit integrim sektorial në BE, që do të thotë, pas mbylljes së secilit kapitull, shteti virtualisht hyn plotësisht në sistemin e BE-së në fushën përkatëse, në vend që të presë, si më parë, derisa të bëhet anëtar i plotë.

Për shembull, siç  shpjegon "Novosti", kur të përfundojë negociatat në fushën e transportit, trafikut apo ekologjisë, vendi kandidat do të ketë menjëherë qasje në të gjitha fondet e BE-së, si çdo shtet tjetër anëtar.

"Modeli norvegjez" është gjithashtu në tryezë. Sipas tij, në vend të anëtarësimit në BE, Serbisë dhe vendeve të tjera të rajonit do t'u ofrohej anëtarësimi në dy institucione kryesore evropiane - Shoqata Evropiane e Tregtisë së Lirë (EFTA) dhe Zona Ekonomike Evropiane (EEA), anëtarët e së cilës janë Islanda, Lihtenshtejni, Norvegjia dhe Zvicra, të cilat nuk janë anëtare të BE-së.

Diplomatët e Brukselit argumentojnë se Franca insiston që rregullat e reja të pranimit të ndryshohen jo vetëm për vendet që presin të nisin negociatat, përkatësisht Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina, por edhe për Serbinë dhe Malin e Zi, të cilat kanë ecur përpara në këtë proces.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy