Autoritetet në Kolorado kanë identifikuar 10 viktimat që erdhën si pasojë e të shtënave me armë brenda një dyqani ushqimesh të hënën, si dhe personin e dyshuar për ngjarjen. Sulmi me armë në dyqanin ushqimor në Boulder përfundoi kur policia arrestoi të dyshuarin e vetëm pas hapjes së zjarrit.
Policia nuk ka konfirmuar ende arsyen përse autori hapi zjarr, ndërsa ai akuzohet për 10 vrasje.
Shefi i policisë në Boulder, Maris Herold, tha se viktimat ishin nga mosha 20 deri në 65 vjeç. Midis të vrarëve ishte 51-vjeçari Eric Talley, i cili ishte oficeri i parë i policisë që iu përgjigj të shtënave.
I dyshuari është identifikuar 21-vjeçari Ahmad Al Aliëi Alissa.



