Drafti i amnistisë, pasi të marrë miratimin e Parlamentit, do t’u japë mundësinë e rikthimit në shtëpi disa prej të dënuarve që vuajnë dënimet në burgjet e vendit. Në emisionin Factcheck, gazetari Arsen Rusta bisedoi me juristin Arbër Hoxha mbi disa prej aspekteve të këtij drafti.
Hoxha tha se në fazën që është, drafti ka disa pasaktësi që kërkojnë rishikim.
Amnistia ishte parashikuar të ndodhte në 2022. Duke qenë se ishte vit elektoral, për shkak të Kodit Zgjedhor nuk mund të bëhej. Nëse miratohet siç është, ka disa pasaktësi në teknikën legjislative që ngelen për t’u parë.
Hoxha tha se qëllimi i ligjit është humanizmi.
Amnistia për shkak të shuarjes së veprës penale dhe dënimit, rehabilitimi nuk anashkalohet nga ky proces. Të mos harrojmë që qëllimi i amnistisë është human. Kjo prevalon mbi rehabilitimin. Një person që ka parë dyert e burgut, ku standardet janë shumë të ulëta, prandaj rehabilitimi është terciar.
Lidhur me dënimet e dhëna për vjedhjen, Hoxha tha se duhet një rishikim nga Gjykata Kushtetuese.
Vjedhjet duke shpërdoruar detyrën duhet të shfuqizohet nga Kushtetuesja marzhi i dënimit. Ka një disproporcion mes vjedhjes dhe vjedhjes duke shpërdoruar detyrën.
Në Shqipëri janë aktualisht 9200 të burgosur dhe të paraburgosur. Hoxha tha se ky është numër shumë i lartë krahasuar me popullsinë e vendit.
Është numër shumë i lartë. Në Shqipëri kemi 2.1 milionë banorë, 1.8 milionë në moshë aktive. Pra për këta, të kesh mbi 9 mijë të paraburgosur dhe të dënuar është numër shumë i lartë.
Lidhur me veprat e përsëritura, Hoxha tha se amnistia është shansi i fundit që u jepet një kategorie të vogël të këtyre të dënuarve.
Amnistia nuk mund të ketë kritere të tilla. Duket si nonsens, por jeta e ligjit është logjike. Ata që përfitojnë nga amnistia, pavarësisht se recidivistë, u jepet një shans i fundit.



