Familja Veliraj apel për ndihmë: Na ndihmoni, po jetojmë në qiell të hapur dhe me lëmoshë (VIDEO)

Familja Veliraj apel për ndihmë: Na ndihmoni, po jetojmë në qiell të hapur dhe me lëmoshë (VIDEO)

Familja e Rexhep Veliraj nga lagja Vullnetari në Elbasan prej një muaj jeton në qiell të hapur pasi banesa e tyre është shkrumabuar nga flakët si pasojë e një shkëndije elektrike.

Fondi u është miratuar por sipas kryefamiljarit deri tani nuk kanë marrë asgjë, ndërsa përmes mikrofonit të mcn ka bërë apel për ndihmë. Ai shprehet se situata ëhstë tepër alarmante pasi fëmijët kanë nevojë dhe për kujdes pasi janë me aftësi ndryshe.

Kërkoj ndihmë nga bashkia, ndihmë ekonomike ose një vend ku të fle. Po helmohemi nga helmi që ka brenda shtëpia. Sapo hymë brenda na ra të dyve të fikët. U mundova të shpëtoja diçka, por asgjë gjithçka u dogj. kërkoj ndihmë, se nuk kam ku të fle. Po jetojmë me lëmosh. Aktualisht po fle jashtë pranë shtëpisë meqë koha ka qenë e ngrohtë, shtëpia është e pabanueshme duhet nisur ndërtimi nga e para. Muret kanë rënë në tokë. nga shteti kërkoj të më ndihmojë sepse po jetoj në qiell të hapur. Fondin nuk ma kanë thënë sa ka dalë, por do vete dhe sot të pyes por vetëm po na sorollatin.

Më shumë për fëmijët që i kam dhe të sëmurë dhe vetë skam asnjë lloj të ardhure. Nuk e di si erdhi po di që shtëpia është djegur nga një rezistencë e vogël ngrohëse. Kam mbetur në qiell të hapur, fëmijët e sëmurë, vetë i papunë, prandaj kërkoj ndihmë nga bashkia, shteti që të ngrenë dorë për këta fëmijë që po jetojnë në rrugë se as ndihmë ushqimore nuk kemi marrë. Fëmijët janë të tre me aftësi ndryshe, s’kanë memorien në rregull, janë të paaftë, nuk shohin nga sytë përdorin syze, gruaja po ashtu pa qejf vuan nga diabeti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy