Pilula antiCovid e Pfizer mbron më shumë sesa placebo

Pilula antiCovid e Pfizer mbron më shumë sesa placebo

Pilula anti Covid e Pfizer ka më pak efekte anësore sesa placebo dhe mbron më shumë.

Rezultatet përfundimtare të studimit e tregojnë këtë, duke konfirmuar sigurinë dhe efikasitetin e antiviralit të ri oral në reduktimin e rrezikut të shtrimit në spital dhe vdekjes nga Covid në të rriturit simptomatikë që nuk janë shtruar në spital dhe që kanë më shumë gjasa të zhvillojnë forma të rënda të sëmundjes.

Analiza, përfshiu 2246 pacientë me infeksion SARS-CoV-2 të konfirmuar nga laboratori dhe simptoma të lehta deri në mesatare me të paktën një gjendje mjekësore të lidhur me një rrezik në rritje të zhvillimit të formave të rënda Covid-19. Pacientëve iu caktuan rastësisht për të marrë Paxlovid ose placebo nga goja çdo 12 orë për 5 ditë.

Rezultatet përfundimtare të provës, të publikuara në New Journal of England Medicine, janë në përputhje me të dhënat nga analiza paraprake e shpallur në nëntor 2021 dhe tregojnë se trajtimi me Paxlovid uli rrezikun e përparimit të sëmundjes me 89% drejt formave të rënda ose vdekjes në lidhje me Covid-19 kur administrohet brenda tre ditëve nga fillimi i simptomave të infeksionit, me një diferencë prej 5,8 pikë përqindjeje në krahasim me placebo.

Në 28 ditë pas trajtimit, 0,7% e pacientëve (5 nga 697) në grupin Paxlovid u shtruan në spital për çdo shkak të lidhur me Covid krahasuar me 6,5% (44 nga 882 me 9 vdekje) në grupin e placebo.

Në pacientët që morën trajtim brenda 5 ditëve, 0.8% e pacientëve (8 nga 1039) në grupin Paxlovid u shtruan në spital për Covid krahasuar me 6.3% (66 nga 1046, me 12 vdekje) të grupit placebo.

Në moshën mbi 65 vjeç, një nga popullatat me rrezik më të lartë të shtrimit në spital dhe vdekjes, ulja e rrezikut ishte 94% krahasuar me placebo.

Analiza e të dhënave të ngarkesës virale tregoi se në ditën e pestë të trajtimit, Paxlovid uli ngarkesën virale afërsisht 10 herë në krahasim me placebo, duke treguar një aktivitet të fortë kundër Sars-Cov-2 dhe që përfaqëson reduktimin më të fortë të ngarkesës virale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy