Theresa May tha se ajo ishte duke vepruar në 'interes kombëtar' për një marrëveshje Brexit pas një takimi të urgjent të kabinetit të saj.
Pas gati pesë orë diskutimesh me dyer të mbyllura, thuhet se një sërë ministrash kanë ngritur shqetësime rreth planit të diskutimeve por ata kanë dhënë mbështetje për shefen e Downing Street .
Këtë ka njoftuar në një dalje të jashtëzakonshme për mediet kryeministrja britanike, Theresa May, pak pasi doli nga një takim që zgjati më shumë se 5 orë me të gjithë pjesëtarët e kabinetit.
“Vendimi kolektiv i kabinetit ishte se qeveria duhej të binte dakord me draftin e marrëveshjes së shkëputjes dhe për të hartuar tashmë deklaratën politike”, tha May.
"E di që do të ketë ditë të vështira përpara", tha më tej May. "Ky është një vendim që do të vijë nën shqyrtim intensiv dhe kjo është krejtësisht ashtu siç duhet të jetë".
"Por zgjedhja ishte kjo marrëveshje që mundëson marrjen e kontrollit dhe të ndërtojë një të ardhme më të ndritur ose të kthehet në katrorin me ndarje dhe pasiguri', vazhdoi më tej May për mediat.
"Unë me vendosmëri besoj me kokën dhe zemrën time se kjo zgjedhje vendimtare është në interesin më të mirë të të gjithë Mbretërisë së Bashkuar", tha ajo.
Ndërkohë, brenda më pak se gjysmë ore pritet të dalë të flasë në një konferencë për mediet edhe kryenegociatori europian për “Brexit”-in, Michel Barnier.



