Ekspertiza për vdekjen e 3-vjeçarit: E papritur, nga shkaqe të panjohura

Ekspertiza për vdekjen e 3-vjeçarit: E papritur, nga shkaqe të panjohura

Ekspertiza paraprake për 3-vjeçarin Braian Spahiu i cili humbi jetën pas ndërhyrjes në dhëmbë në një klinikë dentare në Tiranë, del në konkluzionin se i mituri pësoi “Vdekje të papritur për shkaqe të panjohura më parë”.

Gazetari i MCN TV, Besmir Pula, raporton se skeda e vdekjes mban firmën e ekspertit mjeko-ligjor Erindo Alla, ndërsa është përcaktuar më datë 1 tetor, ditën kur i mituri humbi jetën.

Ndërkohë pritet raporti përfundimtar i cili kërkon rreth tre javë nga raporti i parë.

Një ditë më parë policia e Tiranës sekuestroi kamerat e sigurisë në klinikën dentare, pasi familjarët akuzojnë mjekun Roland Xhaxho për pakujdesi, teksa edhe prokuroria ka nisur hetimet për mjekim të pakujdesshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy