Sot seanca plenare e radhës, jashtë Kuvendit protesta e opozitës

Sot seanca plenare e radhës, jashtë Kuvendit protesta e opozitës

Seanca e radhës plenare nis sot punimet në orën 17:00, ku do të diskutohet për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.

E teksa pasdite do të mbahet seanca plenare, jashtë saj kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar protestë.

“Revolucioni na fton!  Nesër, 13 shkurt ora 17.00, Protestë e madhe para parlamentit!” shkruante Berisha në postimin e djeshëm.

Në pasqyrimin e Kuvendit, socialistët do të diskutojnë për problematikat e evidentuara nga deputetët në zonat e tyre elektorale e demokratët do të insistojnë për diçka tjetër.

Opozita, ajo e Enkelejd Alibeajt, ka kërkuar që kryefjalë e agjendës së seancës plenare të jetë çështja “McGonigal”.

Rendi i ditës:

Në mbështetje të urdhrit nr.8, datë 10.2.2023 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita

Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

  1. Njoftime.

(Neni 44, pika 3 e Rregullores së Kuvendit)

  1. Diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.

(Neni 40/1, pika 4 e Rregullores së Kuvendit)

Diskutime – jo më shumë se 4 orë.

Për sa më sipër, minutazhi për diskutimet është si vijon:

– Grupi parlamentar i partisë Socialiste 129 minuta

– Grupi parlamentar i partisë Demokratike 60 minuta

– Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” 12 minuta

– Grupi parlamentar “Drejtësi dhe Integrim” 12 minuta

– Deputetët jashtë grupeve parlamentare

 Partia e Lirisë 5 minuta

PSD 5 minuta

Sali Berisha 3 minuta

Edmond Spaho 3 minuta

Flamur Noka 3 minuta

Belind Këlliçi 3 minuta

Oerd Bylykbashi 3 minuta

Agron Shehaj 3 minuta

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy