
Një tërmet me magnitudë 4.7 u regjistrua në New Jersey sipas institutit gjeofizik amerikan, USGS. Lëkundjet u ndjenë edhe në qytetin e New Yorkut.
Tërmeti është ndjerë edhe në zonat e Bostonit dhe Filadelfias. Tërmeti shkaktoi një ndërprerje të shkurtër në punën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i cili u mblodh për të diskutuar situatën në Lindjen e Mesme.
USGS raportoi një tërmet me magnitudë paraprake prej 4.7 ballë, në New Jersey, rreth 90 km në perëndim të qytetit të New Yorkut dhe 100 km në veri të Filadelfias.
Departamenti i Zjarrfikësve të New Yorkut tha se nuk kishte raportime fillestare për dëme.
Në qendër të Manhatanit, njerëzit e frikësuar në makina filluan t’u binin borive. Sakaq ndërtesat u tronditën në lagjet në Brooklyn dhe East Village.
Tërmeti u ndje edhe në Baltimore, Filadelfia, Konektikat dhe zona të tjera të bregut lindor. Guvernatorja e New Yorkut, Kathy Hochul postoi në X se tërmeti u ndje në të gjithë shtetin.
Ekipi im po vlerëson ndikimet dhe çdo dëm që mund të ketë ndodhur dhe ne do të përditësojmë publikun gjatë gjithë ditës.



