
Deputetja e PD-së Zheni Gjergji tha në studion e MCN Economy se shqiptarët nuk paguajnë vetëm nëpërmjet kontributeve shëndetësore për shëndetësinë, por edhe nëpërmjet tvsh-së kur blejnë ushqimin apo bëjnë blerje të tjera.
Duke vijuar Gjergji thotë se koncesioni i sterilizimit dhe ai i laboratorëve po e gërryejnë sektorin e shëndetësisë.

Shqiptarët nuk paguajnë vetëm nëpërmjet kontributeve shëndetësore për shëndetësinë, por edhe nëpërmjet tvsh-së kur blejnë ushqimin apo bëjnë blerje të tjera. Përveç këtyre taksave që paguajnë shqiptarët, nëpërmjet sigurimeve shëndetësore, buxheti që akordon qeveria mbetet i ulët, shkon 3.01% shëndetësi dhe mbrojtje sociale për 2025, mbetemi përsëri vendi i fundit në rajon për financimin e sektorit më jetik të vendit që është shëndetësia dhe mbrojtja sociale. 2.9% e PBB shkon për shëndetësinë. Brenda këtij buxheti ka abuzime të shumta, ku shumën më të madhe e marrin 4 koncesionet kryesore në shëndetësi. Jo më kot PD i ka denoncuar vazhdimisht këto koncesione se marrin pjesën kryesore të fondeve akorduar sidomos spitaleve rajonale sidomos për pjesën e sterilizimit dhe për koncesionin e ri të laboratorëve.
Janë dy koncensione që po e gërryejnë sektorin e shëndetësisë dhe do e bëjnë atë të dështojë edhe kur të fillojë të aplikohet autonomia spitalore. Nuk mund të aplikojmë autonomi spitalore, kur mbi shpinë këtyre spitaleve rajonale i ke vendosur 2 koncesione të cilat kanë vlera marramendëse. Buxheti duhet të rritet dhe këto koncesione që nuk kanë prodhuar një produkt të rëndësishëm, që të përdoret nesër për hartimin e politikave, siç është koncesioni i Check up-it apo për të mirën e shëndetit siç është koncesioni i laboratorëve që pas datës 15 nuk jep asnjë shërbim për qytetarët ose duhet ta bëjnë me pagesë ekzaminimet e tyre të rishikohen kushtet e kontratës dhe të negociohet që të ndryshojnë qëllimin e tyre.



