“Muzikën e kam pasion, librin ëndërr”, historiania Elena Kocaqi në një intervistë për fëmijërinë dhe karrierën

“Muzikën e kam pasion, librin ëndërr”, historiania Elena Kocaqi në një intervistë për fëmijërinë dhe karrierën

Historiania Elena Kocaqi e ftuar në ‘Zgjohu me MCN’ ka folur për jetën e saj ku ka veçuar periudhën e fëmijërisë si një nga momentet më të bukura në jetë.

Drupal Ad

 

 

 

Elena ka lindur në Fier në një familje mësuesish, ku shprehet se librin e ka dashur shumë që e vogël dhe pse e vogël ka ëndërruar që të bëhej dhe këngëtare pasi një nga pasionet e saj ka qenë muzika.

Teksa kujton vitet e saj në Universitet, Elena tregon se historinë e ka studiuar për pasion, juridikun për punë, sa i përket shkencave pulitke ka qenë më tepër ambicie e saj.

Unë jam njeri i thjeshtë dhe mundohem të transmetoj te njerëzit mënyrën time më të mirë. Jam një tip që mbroj interesat e qytetarëve, unë mbroj një të drejtë dhe kur prish interesin tim personal. Unë them atë që duhet thënë pa bërë kompromise, por them se ajo që është e drejtë dhe i shërben qytetarëve duhet thënë. Unë jam lindur dhe rritur ne Fier, në një familje mësuesish dhe jam e lumtur dhe krenare që jam rritur në një ambient të ngrohtë familjar.

Kam qenë një fëmijë çapkën, kam dashur shumë kafshët, natyrën. Gjyshi më donte shumë dhe kam shumë kujtime të bukura me të, më jepte shumë bekime sepse unë i bëja ndonjë kafe dhe i shërbeja. Fëmijët janë të gjithë të lumtur mendoj unë, pastaj fillon ndryshimi nga stadi i adoleshencës, shkolla, puna e me radhë. Fëmijëria është një nga fazat më të lumtura të jetës sime dhe koha e kaluar me gjyshërit dhe rritja pranë tyre është fat për të gjithë fëmijët.

Më tej ajo ka theksuar se muzikën e ka pasur pasion, madje kur ishte fëmijë mendonte se do bëhesh këngëtare, por dhe librin e ka pasur ëndërr.

Muzika është një biznes që të sjellë sukses dhe para, por mua pavarësisht se më pëlqen shumë muzika, unë adhuroj librin, dija është e pafundme, të jepë një kënaqësi shpirtërore të pafundme.  Nota nuk është gjithçka, njohuritë testohen në konkurse dhe prandaj jam për meritën më shumë se sa për notën. Prandaj duhet vendosur testimi për të marrë dhe një vend pune.

Kam mbaruar shkollën për histori, pastaj kam filluar juridikun sepse historinë e kam pasur pasion, por më duhej një shkollë për punë që ishte juridiku dhe shkencën politike për ambicie. Sa i përket jetës familjare dua të them se çdo grua dëshiron të bëhet nënë dhe jam munduar që fëmijëve të mi pasi i kam sjellë në jetë tu qëndrojë gjithmonë pranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy