Të respektosh rregullat dhe evitimi i vendeve të mbushur me njerëz nuk është më e diskutueshme, është një detyrim që vlen për të gjithë dhe për këtë arsye fëmijët, të rriturit dhe të moshuarit të cilët janë më të pabindur për të kuptuar izolimin, duhet të ndërgjegjësohen.
Claudio Mencacci, kryetari i Shoqatës Italiane të Psikiatrisë, shpjegon se, në këtë fazë të vështirë me të cilën po përballet vendi, lind nevoja për "një pakt ndërgjenerues, i cili përfshin të gjitha gjeneratat për të vazhduar përpara".
"Në këtë rast nuk mund të ndihmoni, por mund të evitoni. Nëse ndjenja e përgjegjësisë nuk arrin tek individi, atëherë fillon koncepti i detyrimit. Fëmijët dhe adoleshentët janë “fobikë të heshtur”, ndaj duhet një kontribut i madh për të shpjeguar nevojën e të qendruarit në shtëpi” shpjegon Mencacci.
Duke qenë se fëmijët shpesh kanë dëgjuar nga prindërit që duhet të jenë aktiv dhe të merren me aktivitete të ndryshëm është me rëndësi që në këtë situatë të jemi të prerë dhe të aftë për të ndihmuar në këtë situatë./ansa.it/



