Kryetari i Dumës ruse: SHBA-të tërhoqën Europën në luftën e sanksioneve

Kryetari i Dumës ruse: SHBA-të tërhoqën Europën në luftën e sanksioneve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës tërhoqën Europën në luftën e saj të sanksioneve kundër Rusisë, duke i shtyrë vendet europiane në papunësi, mbyllje biznesi dhe dilema të tjera të tmerrshme.

Kështu deklaroi kryetari i Dumës së Shtetit Rus, dhoma e ulët e parlamentit, Vyacheslav Volodin gjatë një vizite në Uzbekistan, raporton Tass.

Amerikanët blejnë produkte energjetike me një çmim, por i shesin në Europë me çmime katër herë më të larta.

Përveç kësaj, ata e kanë tërhequr Europën në luftën e tyre me sanksione kundër Rusisë dhe kanë kufizuar projektet tona që kishin bërë të mundur përdorimin e energjisë së lirë, e cila ishte themeli i zhvillimit industrial në Gjermani, Francë dhe vende të tjera.

Sipas tij, krerët e shteteve të BE-së më në fund kanë filluar të pranojnë se ishin burimet energjetike ruse ato që shërbyen si bazë e prosperitetit europian, por SHBA bëri lëvizjen e parë për të shkurtuar fluksin e tyre në Europë dhe filloi t’i zëvendësonte me burimet e veta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy