Tujani: Me gjithë mungesat, Shqipëria është më e fortë se kurrë. Tani jemi skuadër e barabartë me kombëtaret evropiane

Tujani: Me gjithë mungesat, Shqipëria është më e fortë se kurrë. Tani jemi skuadër e barabartë me kombëtaret evropiane

Fitorja e mbrëmshme e Shqipërisë ndaj Çekisë, e bëri krenar çdo shqiptar që dëshiron të shoh përfaqësuesen kombëtare në Evropianin 2024.

Gazetari Olsi Tujani, i ftuar në programin e mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, tha se me këtë kombëtare po shkojmë drejt Evropianit 2024.  

Ai veçoi lojtarin Jasir Asanin, dhe lojtar të tjerë të cilët po sjellin edhe argëtim pos lojës në futboll.

Ah ç’po na bën ky Asani neve, po na çon në Evropian. Shqipëria kurrë nuk fitonte dhe nuk argëtonte, tani po i bën të dyja.

Që nga nisja e këtij edicioni edhe pse nisi me humbje, bëri që të kemi një lojë të mire dhe gradualisht u rriten edhe rezultatet. Kemi një Shqipëri që premton shumë përtej asaj që mbrëmë Çekia mori në karton të kuq.

Le te shkojmë njëherë në Evropian më Silvinjon, dhe të shpresojmë pastaj edhe për më shumë, të shkojmë njëherë atje.

Tani pas kësaj duhet të kemi fat të ruajmë vendin e parë, kemi ndeshje me Ishujt Faroe, dhe Moldavinë, dhe kjo na rëndit një vazo më lart dhe na shmang nga disa vende më lart.

Gazetari Tujani, vlerëson se me gjithë mungesat në ekip, Shqipëria është më e fortë se kurrë.  

Shqipëria është tashmë më e fortë se kurrë edhe me kaq shumë mungesa. Dikur mungonte Lorik Cana, dhe Mavrajn dhe nuk kishte kush ti zëvendësonte. Me lojtarin Mitaj e kemi të siguruar një 10- vjeçar në futboll, Ajeti, që u fut dje, nuk u ndje mungesa, nuk la asgjë për të çaluar.

Edhe mediat e huaja tashmë po flasin për kombëtaren tonë. Tanimë nuk jemi vetëm Shqipëria, tani jemi një skuadër e barabartë me të tjerët, me lojtarë që luajnë në formacione të huaja.

Tifozi është i lidhur me rezultatin. Futbollin këtu do e duam të gjithë, në përditshmërinë tonë secili i ndjejmë hallet dhe problemet që kemi, por kur luan Kombëtarja të gjithë ndihemi krenar për futbollin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy